Në Ditën e Falënderimeve, Paris Hilton njofton se do të bëhet sërish nënë dhe zbulon emrin e bebit

Paris Hilton ndau me fansat e saj një lajm emocionues në Ditën e Falënderimeve, duke zbuluar se është në pritje të një vajze.

Hilton postoi në Instagram një foto të adhurueshme, me një veshje rozë bebesh, me emrin “London” të shkruar në të, duke zbuluar lajmin emocionues se do të bëhet sërish nënë, por kësaj radhe e një vajze.

Duke shprehur falënderimet e saj për festën e rëndësishme, Paris ka shkruar:

Jam falënderuese për vajzën time!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Fansat e mbushën seksionin e komenteve me urime të përzemërta.

Paris dhe bashkëshorti i saj, Carter Reum, mirëpritën disa muaj më parë djain e tyre Phoenix, përmes një nëne surrogate.

Menjëherë pas lindjes së djalit të saj, Hilton tha për Us Weekly se mezi priste t’i jepte Phoenix një motër.

Popart.al