Ndarje, tradhti dhe shumë bebusha, cilat ishin ngjarjet më të bujshme të showbizzi-t shqiptar në vitin 2022

Surpriza dhe emocione të paparashikueshme përshkruan vitin që lamë pas. Një ylber përjetimesh, për disa plot ngjyra e për disa të tjerë jo, viti 2022 padyshim ka servirur për publikun shqiptar një sërë ngjarjesh me emocione të papritura. Ndarjet, ribashkimet, martesat, sherret kanë qenë kryefjala e tyre kudo ndodheshin, qoftë në tryeza familjare, kafene apo ambiente pune. Tashmë e dimë që thashethemet e përvitshme dedikuar lajmeve rozë nuk dalin asnjëherë nga moda në Shqipëri e siç e do tradita edhe këtë vit dosja.al nuk ka harruar tiu argëtojë paksa duke sjellë momentet më pikante të showbizzit shqiptar gjatë vitit 2022, që janë përfolur e stërpërfolur nga publiku.

Trekëndëshi i famshëm Donald-Bora-Trixa, si u krijua, si përfundoi?

Padyshim një nga ngjarjet që la ‘zgjuar’ gjithë shqiptarët ishte dramë-romanca e famshme e trekëndëshit Donald Bora Beatrix, thënë ndryshe histori e cila u konsiderua si më e bujshmja e shënuar gjatë gjithë vitit që lamë pas. Një sensacion i mediave dhe rrjeteve sociale apo telenovelë më shumë seri, quajeni si të doni, por këta tre personazhe ishin protagonistë në bisedat e përditshme të shumë shqiptarëve. Episodi i parë i kësaj historië nisi në “Big Brother Vip Albania” ku aktori Donald Veshaj dha publikisht puthjen e parë pas krisjes së marrdhënieve me moderatoren Bora Zemani. Historia e puthjes së famshme filloi të merrte kthesë kur në shtëpi vjen si banore e re këngëtarja Beatrix Ramosaj më të cilën, aktori bëri lëmsh rrjetin pasi deklaroi se e dashuronte, duke lënë pezull lidhjen me moderatoren Bora Zemani jashtë shtëpisë. Rjeti u ndez kur aktori kërkonte me ngulm të rifitonte dashurinë e Borës. Paparacët dhe gjuetarët e showbizz bënë publike sinjalet e aktorit në përpjekje për t’ia fituar sërish zemrën moderatores dhe pikërisht atëherë kur askush nuk e priste, lajmi bombë erdhi kur çifti konfirmoi rikthimin e tyre e që prej asaj dite shqiptarët duket se e kanë bërë gjumin e qetë.

‘Paqja’ historike mes Noizy-t dhe Stresi-t

Noizy dhe Stresi janë dy nga reperët më në zë të tregut muzikor shqiptar. Rivaliteti historik mes reperëve, le të themi ka qenë edhe një nga shtysat kryesore për suksesin e tyre ndër vite. Diss-et kushtuar njeri-tjetrit sot numërojnë miliona klikime dhe janë kthyer në hite. Gjasat që një ditë reperët do të bënin paqe ishin të vogla, por çdo gjë doli jashtë pritshmërive në vitin 2022. Reperët jo vetëm që bënë paqe, por tashmë ruajnë edhë një raport miqësor të ngushtë me njeri-tjetrin. Lajmin e bujshëm e kanë njoftuar vetë ata, nëpërmjet një video live në Instagram. Në komunikimin e përbashkët në video, dy këngëtarët thanë se do të mbledhin fitimet nga këngët e tyre dhe do bëjnë bamirësi. Ata iu drejtuan njeri-tjetrit me shumë respekt.

Fansat e tyre po ashtu ndryshuan sjellje duke hapur dhe fanpage Stresi -Noizy ku shumë prej tyre kanë ruajtur edhe momente nga video live. Sot dyshja performojnë në të njejtat skena dhe koncerte, teksa nuk kursejnë të ndajnë publikisht edhe vlerësimet për njeri-tjetrin.

Elsa Lila harron problemet me drejtësinë italiane, rikthehet në “Festivalin e Këngës në RTSH”

Duke lënë pas sherret e tradhëtitë, kalojmë tek këngët e festivalet. Në vitin 2022 s’kishte si të mungonte një nga evenimentet më të njohura të tregut muzikor shqiptar, ‘Festivali i Këngës’ i cili erdhi në një format tërësisht ndryshe, me plot surpriza. E veçanta e këtij viti në ‘Festivalin e 60-të të këngës’ ishte padyshim pjesëmarrja e artistëve të rinj dhe ndarja e çmimeve e votat e publikut. Por surprizat nuk mbarojnë me kaq. Teksa në media qarkullonte lajmi i arrestimit të saj në Itali, Elsa Lila këngëtarja e njohur shqiptare u shfaq në skenën e festivalit të njohur me një dedikim për vajzën e saj ‘Evita’. Interpretim i ndjerë e ngriti Elsën në skenë dhe arriti të rrëmbente pafund duartrokitje nga të gjithë ata që i kishte munguar zëri i këngëtares. Ajo fitoi çmimin e parë të dhënë nga juria, por me formatin e ri i cili u aplikua këtë vit, ku ishte publiku ai që do zgjidhte përfaqësuesin e tyre për në Eurovision, ata zgjodhën që fituesit të ishin Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”.

Ndarjet e bujshme të çifteve

Afrona dhe Blero

Pas tre vitesh martesë dhe një dasëm përrallore, Blero dhe Afrona Dika i kanë fund lidhjes së tyre. Shkak është bërë distanca, pasi Blero ka dy muaj që nuk ka shkuar në Zvicër, aty ku jeton Afrona. Edhe pse të martuar, Afrona vazhdonte jetesën e saj në Zvicër, ndërsa Blero në Kosovë mirëpo duket se kjo nuk funksionoi dhe aq mirë për çiftin. Ishte viti 2019, kur këngëtari Blerim Muharremi (i njohur si Blero) dhe Afrona Dika kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Alfio dhe Fatma

Moderatorja, Fatma Methasani dhe kuzhinieri, Alfio Rrotani janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Noah. Mirëpo, së fundmi, çifti nuk janë parë më bashkë. Madje, as në profilet e tyre në Instagram nuk ka prej kohësh poza si familja apo si çift. Sakaq, edhe pse ndiqen në Instagram, komentet ndaj njëri-tjetrit mungojnë. Së fundmi kuzhinieri shuajti zërat duke konfirmuar se ata janë ndarë.

Keith dhe Adriana

Aktorja e njohur kosovare Adriana Matoshi dhe futbollisti afrikan Keith Groeneveld kanë qenë një nga çiftet më të diskutuar të shoëbizit. Vitin që lamë pas ata konfirmuan ndarjen. Aludimet filluan kur aktorja dhe futbollisti nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram. Keith në një intervistë me Prive pohoi vërtetësinë e lajmit për ndarjen por nuk tregoi arsyen. Ai i bëri thirrje njerezve që të ndalin komentet negative për Adrianën pasi ajo po kalon një kohë të vështirë pas ndarjes dhe sidomos nga komentet negative.

Përpos ndarjeve, viti që lamë pas shënoi histori të reja dashurie

Elhaida Dani dhe Ledian Agalliaj

Vetëm pak ditë më parë, dyshja e shumëpërfolur Elhaida Dani dhe balerini Ledian Agalliaj konfirmuan publikisht në gjysëmfinalen e ‘Dancing With të Stars’ lidhjen e tyre. Dyshja ka qënë që në fillim në qendër të mediave rozë, duke u përfolur pafund. Mirëpo, pavarësisht, thashethemeve, duket se ata kanë vendosur ta bëjnë lidhjen edhe më serioze. Elhaida ka ndarë në Instastory një video, nga darka e Krishtlindjes në familje.

Adis Patushi dhe Fifi

‘Unë të dua ty Adis Patushi’, ishte ky dedikimi i bërë publik nga këngëtarja e njohur Filloerta Raqi e njohur ndryshe si Ffifi e cila konfrimoi lidhjen e saj të re me ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi. Dyshja shihen pothuajse kudo bashkë, në koncerte apo evenimente të ndryshme ku hera-herës shfaqin hapur dashurinë mes tyre, nga e cila vetëm pak ditë më parë këngëtarja konfirmoi se pret fëmijën e saj të parë me Adisin. Ajo gjithashtu ndau emocione me fansat e saj natën e ndërrimit të viteve teksa postoi një foto nga marteniteti ku shkruante se po dëgjonte për herë të parë rrahjet e zemrës së fëmijës që po rritet brenda saj.

Zyrtarisht familje

Pas sherreve, tradhtive e ndarjeve në fund triumfon gjithmonë dashuria. Disa nga VIP-at tanë përjetuan vitin që lamë pas emocionet e para të të qenit prindër duke nisur kështu panoramën e pemës së familjes.

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz

Një ditë më parë, Einxhel dhe Dagz postuan foton e parë me djalin e tyre, duke uruar të gjithë ndjekësit Vitin e Ri dhe duke shprehur falënderimet e tyre për urimet dhe bekimet që kanë marrë. Çifti ka vendosur të bëjë publike ardhjen në jetë të djalit të tyre me anë të një video të postuar në Instagram ku treguan se dita e lindjes ka qenë 12.12.2022. Teksa ndanë me ndjekësit këto emocionet, ata bënë publik edhe emrin e vogëlushit, i cili është Trev dhe duket një emër mjaft i veçantë.

Aurela Hoxha

Modelja, Aurela Hoxha është bërë sërish nënë! Modelja e cila tashmë jeton jashtë Shqipërisë, ka sjellë në jetë një vajzë, vetëm 2 vite pasi u bë nënë për herë të parë të një djali. Lajmi u konfirmua nga fotoja e postuar nga vetë modelja në Instagram, ku shfaqeshin buqetet me lule në spital, për ta uruar për lindjen e së bijës.

Arbana Osmani dhe Eduard Grishaj

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Këtë vit një tjetër anëtar u shtua në familjen e moderatores së njohur Arbana Osmani dhe regjisorit Eduart Grishaj. Osmani ka një djalë nga martesa e mëparshme, Jonin, e jo më shumë se një vit më parë u bë nënë për herë të dytë me djalin tjetër, Diellin. Moderatorja e dashur për publikun vitin që lamë pas, solli në jetë vajzën e parë në familje, pas dy djemve. Emri i vogëlushes është Zoi dhe moderatorja ndan shpesh momente nga përditshmëria e saj me familjen dhe të vegjlit e saj.

Dojna Mema Vlashent Sata

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë një nga ciftet më të dashur për publikun. Vitin që lamë pas ata u bënë prindër për herë të parë të një djali që e kanë pagëzuar me emrin Nolan Sol. Moderatorja ka ndarë një video ku shihet teksa mban vogëlushin në krahë. Këtë moment të ëmbël e ka shoqëruar me këngën e Vlashentit që mban titullin “Copëzat”. Dyshja shfaqen aktivë në rrjete sociale ku ndajnë momente të ëmbla të familjes së tyre me vogëlushin Nolan Sol.

Sara dhe Ledion Liço

Sara Hoxha dhe Ledion Liço janë bërë prindër për herë të tretë. Pas dy djemve, Londonit dhe Romanit, çifti janë bekuar edhe me një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Tuya Roe. Sara e konfirmoi në prill të këtij viti shtatzëninë e saj të tretë. “Këta dy fëmijë do të kenë së shpejti tre fëmije të tyre”, shkruante ajo./ Dosja.al