Mozzik thumbon ish-in, Loredanën: Ngaqë s’ke një jetë tënden, do të bësh drama me timen!

Këngëtari i njohur si Mozzik, nuk e ka pritur shumë mirë dedikimin që ish-partnerja e tij, Loredana, i bëri me anë të një kënge.

Në një status në Instastori, Mozzik shkruan me fjalë thumbuese, se ta që nuk kanë një jetë, do krijojnë drama me tënde.

“Njerëzit që nuk kanë jetë gjithmonë do të tentojnë të krijojnë dramë me tënden,“- shkruan reperi.

Këto fjalë, vijnë referuar tesktit të këngës që një ditë më parë publikoi Loredana. Ajo ndër rreshta i kujtonte sakrificat reperit dhe se sa shumë kishte luftuar për lidhjen e tyre.

Mozzik dhe Loredana kanë një fëmijë. Dyshja i dhanë fund lidhjes një vit më parë.

(f.m/dosja.al)