Mozzik ndryshon stil, mbaruan dedikimet për Loredanën

Këngët e fundit të Mozzik lanë shumë vende për aludime. Mediat rozë pretenduan se disa pjesë të teksteve ishin dedikim për Loredanën, e ndoshta është kjo një nga arsyet pse Mozzik vendosi të ndryshojë pak ‘lojën’…

“Madonna” është kënga më e re e reperit dhe mund ta themi me siguri që Ziki është rikthyer ‘në origjinë’. Me stilin tipik prej ‘bad boy’, Mozzik ia ka përshtatur muzikën ritmike atmosferës së verës. Në klip, reperi rrethohet nga balerina, ku prej tyre dallon edhe vajza ‘me flokët e bardhë si Madonna’.

Kënga është pjesë e albumit “Mozzart”, i cili do të publikohet më 31 korrik. Mozzik ka premtuar se do të publikojë tre këngë me klipe, një prej të cilave është “Madonna”. Fansat janë në pritje të bashkëpunimit me Kidën, “Kërkun”, videon e së cilës këngëtarët do ta sjellin së shpejti.

Do të jetë ky bashkëpunimi i dytë me Kidën, ndërsa për klipin e tretë, reperi ndoshta ka zgjedhur fundin e korrikut. Mozzik po shijon në maksimum rrugëtimin e tij në muzikë, e duke marrë parasysh klikimet e hiteve në YouTube, mirë bën!

News31.al