“Mos u lodh se s’ke për të gjetur kurrë burrë”, Anna Lika i përgjigjet Ingritit: Këtë verë kemi dasmë (VIDEO)

Aktorja e njohur, Anna Lika, ka festuar një ditë më parë ditëlindjen. Me ndjekësit e saj të shumtë, ajo ka ndarë momente nga super festa që i kishin organizuar me rastin e ditës së saj të veçantë.

Ingrit-2

Gjithashtu edhe tezja e saj, këngëtarja Ingrit Gjoni, ka publikuar në profilin e saj në “Instagram”, një video ku Anna shfaqet teksa hap dhuratat.

https://www.instagram.com/p/ByBRSi_jCp_/

Ingriti ka kapur momentin kur mbesa e saj ka hapur dhuratën që ajo i ka bërë, ku i kishte lënë edhe një pusullë, ku të gjithë janë shkrirë së qeshuri kur Anna e lexoi.

“Anna ime e dashur, të uroj karrierë dhe shëndet dhe me një burrë… Mos u lodh se s’ke për ta gjetur kurrë”, i kishte shkruar Ingriti, të cilës aktorja i përgjigjet me humor: “Më vjen keq por do ta prish këtë ëndërr. Unë burrin e gjeta dhe këtë verë kemi dasmë. Kështu është, kur thua s’e du, s’e du, vjen. Thash gjithë vitin e dua dhe nuk erdhi. Sa thashë nuk e dua, erdhi”.

Ingrit-3

Nuk e dimë se kur dhe me kë do të martohet Anna por presim më tepër detaje tani e tutje.