Mos po na sjell Elvana trendin e ri të kapeleve?!

Elvana sapo ka publikuar një këngë të re dhe ka zgjedhur që ta bëjë virale duke përdorur TikTok. Me një video në rrjetin social ajo ka kërkuar që fansat të bëjnë duet. Por më shumë se çdo gjë te video në fjalë ra në sy kapelja e Elvanës. Që Elvana është e fiksuar pas kapeleve në stile të ndryshme, këtë e dimë prej kohësh. Mjafton t’i hedhësh një sy Instagramit të saj dhe disa klipeve për të kuptuar se kapelet nuk mungojnë.

Këtë herë ajo ka zgjedhur një kapele nga marka shumë e njohur MLB, por jo si të zakontat.

E kuqe, me ca thekë që varen dhe me veshët mbuluar, Elvana ka lënë pamjen e saj të flasë tek kjo video. Këngëtarja ka frymëzuar edhe vajzat t’i kombinojnë kapelet në përditshmëri me stilin e saj. Po a do jetë ky trendi i ri që ajo po sjell?/revistawho.com