“Mos ha m**”/ Dafina Zeqiri përplaset me ish-menaxherin e VIP-ave: M’ke kërcënu…

Kur ka një ngjarje si ajo e Prishtinës, e cila nxiti edhe reagime të shumta domosdo që do të ketë edhe përplasje, por këtë herë mes VIP-ave. Harrojeni atë të djeshmen mes Zhaklin Lekatarit dhe Fifit, teksa sot Dafina Zeqiri ka akùzuar ish-menaxherin e VIP-ave Drin Zatriqin si abùzues të grave, teksa tashmë mes dyshes po zhvillohet një “lùftë virtuale”.

Gjithçka filloi me një status të këtij të fundit në rrjetet sociale ku kritikonte VIP-at për “lotët e krokodilit” lidhur me rastin e 11- vjeçares së përdhùnuar në Prishtinë.

Postimi i Drinit në Facebook ka bërë që Dafina Zeqiri t’i kundërpërgjigjet në Twitter ku ka hedhur edhe akuza të rënda në drejtim të tij.

“Drin Zatriqi, mbylle gojën tënde të pistë. Ti je njeri ma zi se krejt çka i permende! Rrahës i grave! Abùzues! Mos të flasim për sene tjera! Ti më ke kércënuar e del këndej e han m***”, ka shkruar këngëtarja, në postimin të cilin e fshiu më pas.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drinit, që me disa shkrime të tjera në Facebook e sfidon këngëtaren për këto akuza, teksa i kërkoi që nëse ka prova t’i bëjë publike.

“Dafina Zeqiri ma paska qëndisur një Tëitter. As nuk po e kuptoj bile pse… sidoqoftë. E sfidoj për këtë akuza! Më paska thënë “rrahës i femrave”. Unë po e pyes publikisht me na e tregu me emër e mbiemër vajzën që ajo më paska akuzuar…Ose shihemi në gjyq. Hajde Duffy, tregona!”, ka shkruar Zatriqi fillimisht.

Në një tjetër postim të cilin gjithashtu e fshiu, Dafina ka vazhduar të drejtoj pyetje ndaj Drinit për arsyet pse ai ka ikur nga Kosova dhe çfarë ka bërë në Amerikë, ndërsa u shpreh e gatshme për gjyq.

“Mos të flasim pse ke ikur nga Kosova në Amerikë dhe çfarë ke bërë në Amerikë ti! Për gjyq? Hajde kur të duash”, replikon këngëtarja.