Momenti kur Einxhel i tha prindërve të Dagz se do të bëhen gjyshër është kaq emocionues

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz po presin të bëhen prindër për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe po na tregojnë dhe momentet e tyre më të bukura. Një ndër to është moment kur i thanë prindërve dhe motrës së Dagz se do të bekohen me një fëmijë. Çifti kishte zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë përmes një letre dhe disa arushave. Në videon e publikuar nga Einxhel në Youtube shihet se të gjithë janë emocionuar shumë dhe kanë përqafuar njëri-tjetrin.