Modelja e njohur shqiptare: Dua burrë simpatik dhe të mos më tradhtojë

Erjona Sulejmani vendosi t’i përgjigjej të gjitha pyetjeve të bëra nga fansat në rrjetet sociale, duke zgjuar interesin e të gjithëve. Njëri prej tyre nuk nguroi ta pyeste për jetën personale, duke kërkuar prej modeles të dijë se çfarë kërkon nga një mashkull.

“Së pari, nuk po kërkoj asgjë. Pastaj, nëse vërtet duam të konsiderojmë dikë duhet të ketë dy cilësi: ndershmërinë dhe simpatinë!

Sot kemi nevojë për njerëz të vërtetë dhe gjithashtu për njerëz që ju bëjnë të buzëqeshni. Kjo mungon” – shkruan ish-partnerja e Blerim Xhemailit.