Missi Rovena Domi sfidon të ftohtin mes dëborës së Kopaonikut, fotot që s’duhen humbur këtë 14 Shkurt

Me globin para, ish-miss Rovena Domi, e cila ka hobi udhëtimet në çdo vend të botës, po kalon pushimet dimërore në Kopaonik të Serbisë.

Me veshjet gjithë shije nga Stambolli, brunia sharmante po shijon borën jashtë Shqipërisë duke sfiduar të ftohtin ku termometri ka shënuar temperaturat nga -3 në -7 gradë celcius.


Ju sjellim dhe fotot ku shihet se si e gjeti 14 Shkurti Rovena Domin, missi që solli çmimin “Miss Fotozhenia” në Shqipëri, me përfaqësimin e vendit në “Queen of the World 2010” në Nurburgring të Gjermanisë.

Pasi ka shijuar Maldivet, Seychelles, Dubain, Aruban, në këtë periudhë izolimi për shkak të pandemisë udhëton më shumë drejt Stambollit. Ndërkohë shihni momentet e veçanta të saj nga mali i Kopaonikut.