Miqtë e Hueydës, të gjithë bashkë në festën me më shumë dashuri nga të gjitha

Disa nga miqtë më të mirë të Hueyda El Saied janë mbledhur në një mbrëmje dedikuar saj ku është kënduar e kujtuar me shumë dashuri artistja që ka prekur aq shumë zemra.

Ata kanë transmetuar disa video me foto e kujtime te Hueydës, e në vazhdim Eneda Tarifa dhe Mariza Ikonomi kanë interpretuar disa nga këngët e preferuar të saj, bashkë me miq të tjerë që janë bashkuar.

Figura publike dhe jo, por të gjithë persona shumë afër zemrës së Hueydës e kujtuan për herë të fundit kështu, si një lamtumirë për artisten që populli e deshi aq shumë./revistawho.com