Miliona klikime, shumë i ndjekur dhe shumë sherre me reperë të ndryshëm. Meriton Mjekiqi tërhiqet nga emisioni i famshëm

Javë më parë u përfol se Meriton Mjekiqi nuk do të ishte më pjesë e emisionit “Gjoni Black”, por moderatori e mohoi këtë gjë teksa ishte i ftuar në emisionin “NIN”. Meritoni tha se do të vazhdojë të drejtojë emisionin dhe me bashkëpuntorët e hershëm të programit. Por siç thotë edhe populli ku ka zë s’është pa gjë!

Ditën e sotme përmes rrjeteve sociale “Gjoni Black” dhe Meritoni kanë konfirmuar se ata nuk do të bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin. Duket se ata kanë ndarë rrugët mes tyre në mënyrë paqësore dhe të dyja palët kanë falenderuar njëra-tjetrën për punën që kanë bërë bashkë.

“Ju urojmë të gjitha të mirat ata që ishin pjesë e jona respekte! Një respekt i veçantë shkon për ekipën edhe mundësinë e secilit që kontribuoi për realizimin e këtij emisioni”, shkuhej në njoftimin e “Gjoni Black”.

Të njëjtin postim ka shpërndarë edhe moderatori në Instagramin e tij. “Faleminderit shumë dhe ju që ishit pjesë e këtij rrugëtimi të përbashkët… ju uroj shumë suksese. Faleminderit shumë”, shkroi Meritoni.

Emisioni u bë shkak që Meritoni të përfshihej në disa debate shumë të forta me reperë. Ndër sherret më të bujshme ishte ai me Noizy-n dhe gjithë grupin OTR. I ftuar në emisionin “NIN” disa javë më parë, Meritoni sqaroi se si nisi gjithçka me Noizy-n.

“Unë kam pasur të ftuar Don Phenonim në emision dhe i them ‘Ti ke qenë në një performancë në qytetin ku e di që ke pas probleme me një nga reperët e qytetit, pa e përmendur Noizy-n, dhe ke kënduar diss-in e tij’. Unë aty kam bërë vetëm punën time si moderator. Don Phenomi dha përgjigjen e tij personale pas pyetjes sime. Më pas çohet një nga anëtarët e OTR dhe më shkruan mua dhe më thotë ‘O ti me vetull të hequr mos përmend emrin OTR se të bëhet kështu e kështu’. Edhe aty filloi fjalë pas fjale, ata dolën publikisht. Më pas unë isha te emisioni i Luanës dhe i godita, por ajo është lojë. Unë nuk kam dashur ta kalojë në një formë tjetër, në inate personale”, tregoi Meritoni. /Iconstyle