Miley Cyrus mori për kot gjatë pandemisë, këngëtarja rrëfen problemet me pijen

Miley Cyrus ka treguar në një intervistë të fundit problemet që ka patur me alkoolin gjatë pandemisë. Këngëtarja rrëfeu se ajo bëhet shumë impulsive kur pi dhe merr vendime për të cilat më pas pendohet.

“Unë mund të qëndroja esëll, por nuk e bëra. Unë nuk jam një person që përmbahem dhe mendoj se jo të gjithë duhet të jenë esëll. Bëhem shumë impulsive kur pi. Nuk e kam problemin me pijen, e kam me vendimet që marr kur kaloj nivelin e…epo ju e dini…”-tha këngëtarja.

Miley foli gjithashtu edhe për “zërat në kokën e saj” duke u shprehur: “Jeta ime tani ka ndryshuar kur kuptova se unë nuk jam zëri në kokën time. Të merrja kot ishte një mënyrë e imja për të mos i lejuar këto zëra të merrnin kontrollin e jetës time”.

Këngëtarja tha se kur mbushi 27 vjeç dëshironte të hiqte dorë nga varësia ndaj substancave dhe alkoolit duke kujtuar artistët që kanë vdekur për këtë arsye. “Kemi humbur shumë ikona në moshën 27-vjeçare”-tha Miley duke iu referuar vdekjes së Kurt Cobain dhe Amy Winehouse.

Në fund këngëtarja zbuloi se prej 2 javësh ka hequr dorë nga alkooli dhe tani është esëll.