Mikoli “plas bombën” pas largimit nga Dinamo: Nuk na paguan, s’do kisha shkuar nëse…

Fabricio Mikoli ka reaguar për largimin nga Dinamo, së bashku me trajneri Françesko Moriero. Në një intervistë të dhënë për “TuttomercatoWeb”, Mikoli është shprehur se ata nuk u paguan nga klubi dhe për këtë arsye, vendosën të mbyllin bashkëpunimin.

“Nuk kishte kushte për të vazhduar, kohët e fundit nuk morëm para dhe madje humbëm. E jona ishte një zgjedhje nga pasioni dhe për të fituar eksperiencë. Ne kemi dhënë dorëheqjen (siç është dokumentuar në fletën e bashkangjitur, botuar). E gjithë kjo konfuzion lindi nga fakti se në deklaratë Moriero nuk e përshëndeti presidentin.

Por nëse japim dorëheqje, padyshim që diçka nuk shkon. Dhe gjithsesi, as ne nuk kemi kohë për të humbur, por kemi humbur dy muaj. Dhe nëse do ta kisha menduar mirë nuk do të kisha shkuar në Kategorinë e Parë Shqiptare. Ishte një përvojë e të mësuarit. Takuam djem të mrekullueshëm. Por pyes veten: pse ta përfundojmë përvojën me konfuzion ose të humbasim kohë? Ne jemi njerëz që duam të punojmë, ne jemi njerëz të mirë“, përfundon Mikoli.

Panorama.al