Merr hormone mashkullore që kur ishte 12 vjeç, vajza e Angeline Jolie dhe Brad Pitt thuajse nuk njihet

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, ka pushtuar shpesh mediat e huaja me pamjen e saj kontroverse. Kur ishte ende fëmijë, Shiloh Jolie-Pitt binte shpesh në sy të paparacëve, me kostumet që vishte për çuna. Vajza tashmë 16-vjeçare e yjeve të njohur, i rriti flokët, filloi të vishte fustane dhe aksesorë të ndryshëm, të cilët kombinuar me ngjashmërinë e madhe që ka me prindërit, e sjellin çdo paraqitje në trendet aktuale.

Ditët e fundit po qarkullojnë fotot e Shiloh me look-un e ri, të cilat janë komentuar në mënyra të ndryshme në rrjetet sociale. Vajza biologjike e “Brangelinës” hoqi flokët e gjatë biondë dhe rruajti kokën. Imazhet që qarkullojnë në TikTok tregojnë vajzën duke ecur me një kokë të rruar, një xhup të zi dhe pantallona të shkurtra xhins.