Mentorja e mentorëve, Arjeta Dhima!

Arjeta Dhima është e para aktore e regjisore profesioniste, që tërhoqi vëmendjen dhe bëri për vete publikun, kur në skenën shqiptare dha një spektakël ventrilokuizmi, titulluar “Kush foli?”.

Themeluesja e iACT Studio, është padiskutim unike, me autoritet të spikatur profesional dhe mjaft e pëlqyer në publik pasi zotëron jo vetëm këtë dhunti të rrallë, por edhe zotësinë si eksperte e “E folura në Publik”, duke trajnuar politikanë, biznesmenë, VIP-atë botës së ekranit e showbiz-it.

Dhe në këtë fushë, Arjeta konsiderohet mentorja e mentorëve, pasi disa nga mentorët e njohur sot janë trajnuar prej saj. Themeluesja e iACT Studio, Arjeta Dhima u shpall fituesja e SONDAZH-it të përvitshëm të revista “Story”, në kategorinë e “Mentor/Mentore e vitit 2022”.

Revista “Story” hapi votimin për të zgjedhur personazhet e vitit 2022 në fund të muajit dhjetor, dhe shpalli fituesit dy ditë më parë. Në kategorinë e mentorëve kryesoi me votat e publikut, Arjeta Dhima, duke lënë pas me vota Vasil Naçin, Ermal Mamaqin dhe Eglent Bicin.

Ndjekësit e revistës “Story” përmendin faktin se Arjeta në fakt është “mentorja e mentorëve”, duke pasur parasysh se dy nga të nonimuarit në këtë kategori, përkatësisht Vasil Naçi dhe Eglent Beci, janë trajnuar prej saj./www.story.al