Meghan Markle kopjon vjehrrën, kthen pas në kohë puthjen e famshme të vitit 1985

Ish- aktorja Meghan Markle që pas martesës me princ Harryn ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Meghan Markle, Princi Harry dhe ekipi i polo Los Padres organizuan një ndeshje bamirësie për të mbështetur organizata të ndryshme lokale.

Harry është i famshëm për pasionin e tij për lojën e polos, dhe në mbështetje të tij nuk mungon as Meghan Markel.

Dukesha e Sussex është shfaqur me një veshje mjaft elegante, e përbërë nga pantallona të shkurtra të bardha, një bluzë me pika dhe një kapele të zezë.

Meghan Markle kishte në kokë një kapelë nga Hollywood-i i vjetër, kishte vendosur buzëkuq të kuq, syze dielli të mëdha dhe flokët i kishte të krehura në valë.

Ndeshja pati një sukses të madh dhe çifti arriti të mbledhë paratë e nevojshme për bamirësitë. Ekipi i Princit Harry, Los Padres, fitoi luftën dhe Meghan Markle i dhuroi burrit të saj një trofe, një puthje shumë e butë.

Princat që luajnë polo kanë tashmë një traditë. Ata ‘shpërblehen’ për përpjekjet e tyre në lojën me një puthje pas ndeshjes.

Edhe Princeshë Diana pra vjehrra e Meghan i dhuroi një puthje Princit Charles pasi zhvilloi lojën polo në 1985.