“Me zemrën i kam punët…”- Rrëfimi i Valbona Halilit, si po e përjeton pandeminë: Do iu them një sekret

Një yll i skenës shqiptare, e cila gjithnjë ka diçka që t’i japë publikut, qoftë ato edhe rrëfime të ndryshme e një të ngjashëm e sjellim për lexuesit, ku Valbona Halili flet shkurt e qartë mbi veten dhe atë se çfarë i mungon më shumë.

E tashmja

Valbona Halili: E lodhshme, por me shpresë për një të ardhme të bukur. Situata të vështira si këto duan shumë shpirt dhe forcë për t’i përballuar.

Koncertet

Valbona Halili: Më mungojnë pa fund, jo vetëm mua, por të gjithë artistëve. Jemi bosh pa to.

E mira dhe e keqja

Valbona Halili: Janë bashkëudhëtare të pandashme, madje i shoh të domosdoshme për t`i dhënë kuptim secilës. Në fund të fundit, është filozofia e jetës.

Dhurata

Valbona Halili: I dashuroj pafundësisht, më japin energji pozitive. Ndjehem kaq mirë kur më bëjnë dhurata e sidomos surpriza, sa nuk di të ta shpjegoj. Fakti që personi që po të bën dhuratën ka menduar deri në detaje për ty, më bën të emocionohem, më tepër sesa vlera e dhuratës. Gjithmonë jam kureshtare se ç’dhurata do marr, ndërkohë që unë pothuajse gjithmonë i kam të piketuara dhuratat për disa nga miqtë e mi. Bëj dhurata të bukura, por më shumë preferoj të më bëjnë.

Parfumi

Valbona Halili: E fiksuar pas tyre s`mund të them, ama që i kam merak shumë, këtë e pohoj me plot gojën. Në çantën time gjen gjithmonë parfumin e fundit nga “Dior”. Kujdesem të mos dal kurrë nga shtëpia pa hedhur pak aromë parfumi. Është domosdoshmëri për çdo femër.

Pesha

Valbona Halili: Po ju them një sekret: Kam blerë një peshore dhe në mëngjes, sapo zgjohem nga gjumi, peshohem. Lëviz me disa gramë më shumë ose më pak, por kam peshë konstante, pasi nuk e teproj me ushqimin. Edhe kur ndodh, e rregulloj regjimin ushqimor derisa të arrij peshën që dua. Bëj palestër, kështu që nuk e kam shumë problem pjesën e peshës.

Pandemia

Valbona Halili: Na gjeti pothuajse një vit më parë dhe na bëri të pabërën, anuloi jetën artistike, ndaloi tik-takun e muzikës dhe jo vetëm edhe na mësoi një jetë ndryshe, që nuk ishim mësuar më parë, jetë që po jetojmë ende fatkeqësisht në të tilla kushte.

Rrahjet e zemrës

Valbona Halili: Për çështjen e shëndetit, nuk toleroj. Jam shumë e kujdesshme që me aq sa kam mundësi, të kujdesem nga ana shëndetësore për trupin tim. Rrahjet e zemrës i kam pasur mirë kohët e fundit, me 2-3 përjashtime të vogla, më tepër si pasojë e lodhjes nga situata që po jetojmë, por çka është më e rëndësishmja, me zemrën i kam punët shumë mirë, e kam zemrën plot. (Buzëqesh)

Rrëmuja

Valbona Halili: Nëse ka një gjë që më nervozon e më bezdis, kjo është rrëmuja nëpër shtëpi. Jo se arrij në ekstrem, pasi edhe mund të ndodhë që kur jam e lodhur disa gjëra të mos jenë në vendin e tyre, por rrëmuja nuk ka ekzistuar ndonjëherë në shtëpinë time. Kështu jam unë!

Viti 2021

Valbona Halili: E kam pritur me dashuri dhe me shpresë. E mira i shoqëroftë të gjithë dhe uroj të këndojmë e të jetojmë mes haresë e gëzimit! Një projekt në ardhje që të zbusë lodhjen e kohës që po jetojmë.

/Panoramaplus.al