Me shumë kilogramë shtesë dhe me… Marina Vjollca ndan një foto të realizuar para katër viteve me Getoar Selimin dhe ja sa ka ndryshuar moderatorja

Mbrëmjen e djeshme, Marina Vjollca është bërë nostalgjike dhe ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një foto krah bashkëshortit të saj, Getoar Selimit, të realizuar para 4 vitesh.

Dyshja, e cila kishte udhëtuar drejt Floridas në atë periudhë, shihen krah njëri-tjetrit, mjaft elegantë.

Krahas fotos moderatorja shkroi: “Katër vite më parë”.

Ajo që dallohet është ndryshimi i saj krahasuar me atë që duket sot.

Kjo, sepse gjatë karantinës, Marina humbi 10 kilogramë për shkak të stresit dhe duket shumë më elegante se në foton e publikuar në Instastory.

Gjithashtu, ajo sot ka flokë të shkurtër dhe këtë ndryshim e ndau me të gjithë javën që lamë pas.

Kohët e fundit, destinacioni i vetëm jashtë Shqipërisë për çiftin ka qenë vetëm Kosova.