“Më revolton Andi”, Fatma Haxhialiu reagon për lidhjen e Beartit me Tean

Në puntatën e fundit të “Përputhen” është diskutuar historia mes Teas, Andit dhe Beartit. Fatma Haxhialiu ka qenë e ftuar në këtë emision.

Ajo është shprehur se nuk e kupton si Bearti e ka lënë të dashurën e tij të bëjë një lojë të tillë. Ndërkaq, ajo ka shprehur edhe revoltën ndaj Andit.

“Mua më revolton shumë pjesa e Andit. Nëse ne e kemi besuar këtë histori, është për shkak të Andit. Ai ishte tërë kohës nusja, nusja”, tha Fatma.