Me një video tregon gjithçka, Elvana ngjitet në skenën e ‘Alba Festival’ dhe emocionohet nga reagimi publikut

Elvana Gjata ka publikuar mbrëmjen e djeshme një video ku shfaqet një sekuencë e shkurtër nga performanca e saj në ‘Alba Festival’. Ky koncert i përmasave gjigande u mbajt në Zvicër dhe pjesë ishin të gjithë dashamirësit e muzikës shqiptare. Ndër të ftuarit special ishte edhe Elvana Gjata, e cila u shfaq e veshur me fustanin që ka në klipin e fundit dhe dhuroi emocion në çdo notë. Në videon që ka publikuar vet këngëtarja, performanca e saj është drejt fundit dhe publiku thërret njëzëri duke i kërkuar edhe një këngë më shumë. E emocionuar prej tyre Elvana shkruan: “Edhe njo  edhe njo’, do ngelet gjithmonë në zemrën time. Edhe gjithë jetën për ju. Ju dua”.

Dashuria e publikut për këngëtaren e njohur ka qenë gjithmonë e madhe, por së fundmi duket se mbështetja ndaj saj po arrin majat. Elvana ka performuar krah Capital T edhe këngën e fundit që u publikua vetëm 2 ditë më parë me titull ‘Fustani’. /revistawho.com

View this post on Instagram

“Edhe njo edhe njo” Do ngelet gjithmone ne zemren time! Edhe gjithe jeten per ju! Ju dua @albafestival

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on