Më në fund kemi fotot e para nga ribashkimi i ‘Friends’

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer, u shfaqën në kopertinën e ‘People’ dhe ja tek kemi fotot e para nga sheshxhirimi i episodit special të ‘Friends’.

Pas 17 vitesh, aktorët u bënë bashkë dhe mes deklaratave që dhanë për prestigjozen rrëfyen emocionin që ndjenë teksa u kthyen në shtëpinë e dikurshme të përbashkët.

“Nuk ka rëndësi sa kohë kalon. Kur ritakohemi është si të mos jemi ndarë kurrë”, tha Matt.

Për më tepër ju lëm të shijoni fotot deri në datë 27, kur tē gjithë do kemi mundësinë t’i shohim në HBO.