“Më kanë hedhur flokë dhe thonj tek dera e shtëpisë”- Arjon Muça zbulon çfarë i bënin vajzat e famshme

Moderatori Arjon Muça ka zbuluar sesi vajza të famshme i shkonin tek shtëpia në katër të mëngjesit dhe i ngrinin volumin e muzikën në makinë në maksimum.

Ai u shpreh se babai i tij detyrohej ti përzinte duke i thënë të largoheshin, ndërsa vetë bënte si “Princeshë” e nuk dilte.

Gjithashtu Arjoni tregoi se vajzat i hidhin flokët të lidhura dhe thonj tek dera e shtëpisë, si edhe i kanë gërvishtu makinën.

“Në mëngjes për shembull, në orën 4 vinin hapnin volumin e muzikës në maksimum dhe dilnin nga makina. Detyrohej babi të shkonte dhe t’i thoshte, të lutem largohu se le nam, nuk del ai por ik. Unë bëja kështu si “Princeshë”, nuk dilja. Kur je i vogël, se kur njeriu rritet diskuton, ballafaqohet.

Nëse nuk do dikush ti vijë tek shtëpia thjesht nuk vjen. Gocat më kanë gërvishtur makinë, më kanë hedhur thonj dhe flokë të lidhura te dera e shtëpisë. Më kanë shkruajtur me sprite fjalë të ndryshme tek parkingu i makinës, nofka. Unë bëhem shumë indiferent në momentin që nuk kam më kontakt me një person. Në pjesën më të madhe të rasteve, njerëzit indiferentizmi i vret më shumë sesa një fjalë, ofendim apo zënkë,”– u shpreh moderatori i ftuar në emisionin “Why Not” në RTV Ora.

Panorama Plus