“Më kanë bërë keq”, rrëfehet këngëtarja shqiptare: Doli në televizion e tha që ishte ime bijë, unë nuk kam fëmijë

Këngëtarja Mimoza Selimi në një intervistë për “Vila24” moderuar nga Anila Çela ndër të tjera ka folur për kostot që një dikujt i shkakton fama.

“Ndonjëherë do doja të mos isha fare një person publik se më kanë bërë keq. Është e dhimbshme, stresuesese… Më kanë bërë keq. Ka momente që më kanë rënduar me dhimbje të jashtëzakonshme.”-thotë ajo.

Duke iu referuar një historie pak kohë më parë kur një vajzë doli në media e pretendonte se ishte e bija, Selimi shprehet se nuk ka patur asnjëherë fëmijë, madje shton se ky është pengu i prindërve të saj.

“Njerëzit në mënyrë frenetike, agresive, pa më njohur me komente aq fyese. Ne nuk dimë deri ku i kemi kufijtë”-shton Selimi me indinjatë ndaj një sulmi verbal që e ka bërë pjesë të një ngjarje me të cilën nuk ka patur asnjë lidhje.

Gjatë intervistës këngëtarja Mimoza Selimi ka folur për jetën familjare, raportet me prindërit, humbjn e dhimbshme të vëllezërve dhe rigjetjen e një dritëze të re me nipërit e mbesat e largimi drejt Zvicrës së largët, distancë e cila ia shton mallin dhe e bën të kthehet sapo gjen kohë e mundësi për të qenë aty ku nisi gjithçka me pasionin për muzikën dhe dashurinë për njerëzit.

gazetatema.net