Më i dashuruar se kurrë! Gent Fatali publikon foton intime me partneren duke…

Gent Fatali po shijon prej dy vitesh tashmë një romancë të bukur me Rozafa Zefin, motrën e Loredanës.

Mbrëmjen e djeshme, Genti publikoi në llogarinë e tij në Instagram një foto shumë të ëmbël krah partneres së tij.

Rozafa shfaqet duke e puthur, ndërkohë që në fytyrë ka shenja buzësh të ngelura nga buzëkuqi i kuq i saj.

Pavarësisht se është një ndër reperët më të talentuar që arriti të bëhej pjesë e tregut muzikor shqiptar brenda pak kohësh, artisti ka bërë disa “mungesa”.

Disa muaj më parë, ai zbuloi në një intervistë se po merret me biznes dhe kjo është arsyeja pse nuk ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore.

Pasi e kaluan karantinën të ndarë, tashmë çifti është ribashkuar dhe duken më të lumtur se kurrë.