Me flamurin e Tiranës në sfond, bashkëshortja e Selman Stërmasit feston 102 vjetorin e lindjes

Nezihat Stërmasi (Petrela), bashkëshortja e legjendës së Tiranës, Selman Stërmasit, feston sot 102 vjetorin e lindjes. Zonja Stërmasi është dëshmi e gjallë e historisë së klubit bardheblu, teksa kujton me detaje dhe kthjelltësi vitet e para të krijimit të skuadrës dhe ecurinë në vite.

Me ngjyrat bardheblu dhe flamurin që nuk mungon, Nezihat Stërmasi ka lënë pas një shekull jetë, duke gëzuar shëndet të mirë në këtë 102 vjetor.

Ka qenë deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ajo që ka uruar Stërmasin në këtë 102 vjetor. “Kënaqësi e imja sa herë shkoj ta takoj dhe kujtoj me të Tironën e vjetër dhe miqësitë e dashurinë e tironsave për qytetin dhe njëri tjetrin”, shkruan Tabaku.

Postimi: