“Me fat që jam gjallë”- Reperi flet pas aksidentit të frikshëm: Pësova lëndime të mëdha dhe humba vetëdijen

Bugzy Malone tha se është me fat që është gjallë pas aksidentit të frikshëm rrugor ku u përfshi më 25 mars në Manchester.

Në një postim në Instagram, reperi tregoi se pësoi lëndime të rënda dhe humbi vetëdijen pas aksidentit.

Ai publikoi foto të tij dhe falenderoi fansat për mbështetjen e tyre.

“Nuk mbaj mend shumë, e gjitha që mbaj mend ëstë dashuria që më keni dhënë pa ndalesë dhe thjesht dua t’iu them faleminderit për të gjitha urimet dhe lutjet tuaja,”- tha reperi.

Në foto nga aksidenti shihet një makinë Audi dhe një motor i dëmtuar nga përplasja.

Në momentin që u aksidentua reperi po udhëtonte me motor.

Ishin menaxherët e tij që konfirmuar fillimisht lajmin e reperi ishte përfshirë në aksident javën e kaluar.