Më e dashuruar se kurrë, Fifi ndan të tjera momente me të dashurin e saj

Artistja nga Ferizaj, Filloreta Raçi apo siç njihet për publikun Fifi, është duke shijuar një lidhje të re dashurie pas daljes nga Big Brother.

Këngëtarja javë më parë zyrtarizoi lidhjen me biznesmenin nga Shqipëria, Adis Patushin, i cili për publikun ishte njohur si bashkëshorti i modeles Adrola Dushi.

Çifti po kalojnë çdo moment së bashku, ndërsa nuk mungojnë as me imazhe të përbashkëta në rrjete sociale duke kënaqur fansat e saj.

Krijuesja e hitit “Diell” ka pozuar sërish përkrah partnerit, për të cilin shprehet e lumtur dhe falënderuese. “E kam një që se ka kush”, tha ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adis Patushi (@adispatushi)

Të njëjtat fotografi i ka shpërndarë në Instagram edhe Patushi, ku tani ka mbledhur afro 50 mijë ndjekës që e ndjekin për shkak të këngëtares.

Romanca e Fifit vjen pak muaj pasi shprehu pëlqim për banorin e Big Brother VIP, Granit Canën. Ky i fundit nuk reagoi mirë pas zyrtarizimit të lajmit. /Telegrafi/