Mc Kresha së shpejti baba

MC Kresha i dha fund beqarisë me partneren e tij Erzina, në një ceremoni private me miq e të afërm në Prishtinë! Nga fotot e dasmës së papritur të gjithë dyshuan për një shtatzëni të mundshme të Erzinës dhe aludimet dolën të vërteta. Pak pasi lajmi mori dhënë, bashkëshortja e MC Kreshës konfirmoi në Instagram-in e saj shtatzëninë, por nuk zbuloi më tepër detaje. Pasi dha lajmin e bukur, ajo nuk është shfaqur më në rrjetet sociale dhe për 6 muaj ka fshehur barkun.

Kresha-2

Megjithatë tani Erzina nuk ka ndërmend të fshihet më. Se fundmi ajo ka publikuar një foto në Instastory ku tregon barkun e rrumbullakosur. Erzina shfaqet e veshur me tuta dhe bluzë të gjerë dhe në dorë mban një akullore si për të na treguar nepsin e shtatzënisë. MC Kresha dhe Erzina e mbajtën lidhjen të fshehtë për një kohë të gjatë dhe sipas mediave ata kanë rreth 3 vite bashkë.

Kresha-3

(Foto e siguruar nga Xing.al)