Mbesa e Uran Butkës akuzon pas shumë vitesh Gjergj Zaharinë për ngacmim sek*ual

Alda Butka Aliçka, me profesion juriste dhe mbesa e historianit dhe ish-deputetit të njohur Uran Butka ka denoncuar për ngacmim seksual Gjergj Zaharinë, babain e Elias, i cili së fundmi u bë “kryetemë” në media për shkak të përplasjes fizike që pati me Princ Lekën.

Ajo tregon se ai i kishte kërkuar që ta çonte tek Drejtoria Arsimore dhe rrugës me makinë, Gjergj Zaharia i kishte afruar shumë këmbët pas trupit të saj, ose siç i quan ajo “dy shalët e gjata dhe të holla të drejtorit”. Më pas, sipas saj, ai e ka ftuar për kafe, ku edhe aty Gjergj Zaharia e kishte ngacmuar duke e prekur me këmbë.

Alda Butka Aliçka tregon se ky ngacmim seksual ndaj saj ka ndodhur kur ajo ka qenë 35 vjeçe dhe sapo ishte divorcuar. Ajo nuk e përmend Gjergj Zaharinë me emër, por nga teksti “Ky drejtori, plak tashmë, por që me siguri, ia kishte vënë syrin atij Pallatit të Pionierëve a Pallatit Mbreteror, që atëherë kur hynte në Drejtorinë Arsimore si në shtëpinë e tij, tani banon pikërisht aty e gjuan me statuja”, lë të kuptohet hapur se bëhet fjalë pikërisht për të.

Shënimi me autore Alda Butka Aliçka është publikuar në grupin në rrjetet sociale të titulluar “Mbretërorët” ku zonja Butka është anëtare dhe është në mbështetje të “familjes mbreteore”

Statusi

Kur vajza ime ishte ne gjimnaz, shkova nje dite ne takim me prinder. Po dilja e gezuar.

Sapo hapa deren e makines, me afrohet drejtori i shkolles:

– A me con pak te Drejtoria Arsimore?
– Posi jo!-u tregova e gatshme une.

Rruges, dy shalet e gjata e te holla te drejtorit, m’u afruan aq shume, sa mezi i kontrolloja gazin e frenat.

Kur hapi deren per te dale, mora fryme e lehtesuar.

Nuk ishte e thene te merresha vetem me gezimin, qe me kishin sjelle rezultatet e mira dhe sjellja e vajzes sime!

– Me prit pak- tha drejtori- vetem pese minuta pune kam dhe erdha.

Vertet doli pas pese minutash. Drejtoria Arsimore ne ate kohe ishte tek Pallati Mbreteror, por qe ne vazhdonim i thoshim Pallati i Pionierit.

– Pime nje kafe ketu, se nuk kam pire gjithe diten?!-tha drejtori kembegjate.

– Ok- i thashe sa per miresjellje.

U ulem tek Pallati i Kultures, jashte. Ai lokal kishte disa platforma rrethore prej cimentoje, te ngritura nja njezet centimetra nga toka, mbi te cilat qene vendosur karriket e tavolinat e vogla.

Sapo erdhi porosia e u mata te ve filxhanin ne buze, ” faaap” shala e gjate e drejtorit, me ciku gjurin.

U shtyva me gjithe karrike. Nderkohe drejtori, levdonte gjyshin tim, xhaxhallaret, kusherinjte, vellain tim.

Meqe ishim “tanet”, cdo levdate, e shoqeronte me nga nje te zgjatur kembe drejt kofsheve te mia. Ai zgjatu e afrohu, une shtyu me gjithe karrike. Kur kishin mbaruar gjithe burrat e mrekullueshem te fisit tim, kthej koken mbrapa e shoh qe dy kembet e pasme te karrikes, kishin dale jashte platformes. Zoti me ruajti qe nuk u plasa me trurin ne beton!

Qe te mos thoshit ju “Ke dashte vete”, meqe isha vetem 35 vjec, meqe sapo isha divorcuar dhe meqe mund te merziteshin te gjithe burrat e famshem te fisit tim nga pergojimet, nuk denoncova.

Ky drejtori, plak tashme, por qe me siguri, ia kishte vene syrin atij Pallatit te Pioniereve a Pallatit Mbreteror, qe atehere kur hynte ne Drejtorine Arsimore si ne shtepine e tij, tani banon pikerisht aty e gjuan me statuja!

Nejse, une shpetova paq atehere.

Mendo nen c’presion mund te vinte nje adoleshente, nxenesen e tij ai, kur mua dhe sot, nuk me del e keqja e atyre veprimeve…

Pa jua majti, thoni, thoni “Ke dash vet mi goc!”, se gati jom per sherr sot!!!

tpz.al