Mariola Kaçani: Jam këngëtarja “më e mirë vlonjate”

Mariola dhe Jurgen Kaçani kanë qenë të ftuar, si motër e vëlla por dhe me një karrierë të gjatë në muzikë, përballë gazetarit Ronaldo Sharka në #EXPULS RTV Ora.

Ronaldo pyeti këngëtarët nëse ka dise në muzikën popullore si në atë modernen, por për këtë ata nuk thanë një përgjigje konkrete.

Ronaldo nuk nguroi të pyeste Mariolën për të bërë një diss live, me shaka, se kush është këngëtarja më e mire vlonjate:

Mariola Kaçani: Unë! (Qesh). Se bëj shaka, ka shumë. Vlora ka nxjerrë shumë këngëtare të mirë.