Maluma prezanton të dashurën e re me familjen dhe rrjeti po “zien” i gjithi!

Ndarja e Malumës nga Natalia ishte një nga lajmet që nuk donim të merrnim këtë vit, mirëpo, çifti i njohur u nda dhe vazhduan jetën e tyre.

Sidomos këngëtari i njohur latin, i cili prej kohësh flitej për një lidhje me Susana Gomez, e cila nuk është një personazh publik.

Para pak kohësh, të dy u fotografuan në Los Angeles, ku ishin të kapur përdore dhe ishin kombinuar me njëri tjetrin.

Ajo ç’ka i ka vënë kapakun të gjithë situatës është një foto e postuar nga Susana, e cila shfaqet pranë mamasë së këngëtarit. Ndërkohë që mediat e huaja shkruajnë që çifti është në një marrëdhënie dhe jo vetëm kaq, por janë prezantuar në familje duke e çuar marrëdhënien në një tjetër nivel.

Duket se tashmë gjërat po bëhen serioze mes çiftit dhe kaq ka mjaftuar që fansat e këngëtarit të “Hawaii” të “çmenden” në rrjet.