Maluma premton puthje me fanset në skenë! A do mund ta provojë me vajzat shqiptare gjatë koncertit në Tiranë?

Këngëtari i mirënjohur Maluma ka shpërndarë në rrjetin social Instagram një video përmbledhëse teksa puth fanse gjatë koncerteve të tij.

Në përshkrimin poshtë video-s, ai shkruan “A do ta përsërisim?” duke lënë të nënkuptuar se një gjë të tillë mund ta bëjë sërish gjatë turit që po zhvillon në shtete të ndryshme.

Maluma do të zhvillojë dhe një koncert vitin e ardhshëm në Tiranë, më 14 mars 2022 në sheshin “Nënë Tereza”.

Duke u nisur nga postimi i fundit, ai mund të tentojë të vjedhë disa puthje edhe nga vajzat shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by MALUMA (@maluma)