Majk konfirmon lidhjen e re, fotografohet duke u puthur me modelen e njohur

Prej kohësh në media është përfolur për një lidhje të mundshme mes reperit Majk dhe modeles Melita Nushi. Dyshja shpesh herë janë fotografuar së bashku, madje në një nga koncertet e tij Majk e ka ftuar Melitën në mes të një ‘clubi’ për t’i thënë “të dua”, ndërsa i dhuroi një buqetë me lule. Në një ngjarje të zhvilluar pak ditë më parë në Kosovë, ndër të ftuari ishte i pranishëm edhe Majku. Teksa hyri ai u përshëndet me Melitën duke shkëmbyer edhe puthje në buzë, shkruan Who. Çifti dukeshin shumë të afërt dhe menjëherë pas saj, ai ju drejtua fansave të cilët po e prisnin për të bërë fotografi. Këto pamje e konfirmojnë më së mirë lidhjen e tyre dhe këtë herë nuk do të kenë mundësi as ta mohojnë.