Lyrical Son: Nuk më merr malli për jetën si beqar, mezi pres të kthehem te Gresa

Lyrical Son pas shumë vitesh përballet sërish me pyetjet pikante të intervistës më të shkurtër të Prive.

Pa komplekse dhe i hapuar para mikrofonit të emisionit Privé, Festimi ka treguar shumë gjëra interesante.

Ndër to ishte se nuk e ka marrë malli për jetën si beqare, pasiqë shtëpinë e tij nuk e sheh si “ujk” madje ai është shumë i lumtur me Gresën e prandaj më shumë ka dëshirë të jetë pranë saj sesa “dostave”.

Në anën tjetër ka treguar se në fillimet e lidhjes, bashkëshortja e tij ka qenë xheloze kur bashkëpunonte me këngëtare femra.

Prive.al