Luksi i shfrenuar i Ermal Mamaqit me filmin “I love Tropoja”, milionat që i paguan Pallatit të Kongreseve

Ermal Mamaqi i paguan miliona para Pallatit të Kongreseve për shfaqjen e filmit të tij të ri “I love Tropoja” në Tiranë. Premiera e filmit me protagonistë vetë Ermalin dhe Arjola Demirin, u shfaq të mërkurën në mbrëmje me të ftuar personazhet publikë, kësaj here jo në kinema por në Pallatin e Kongreseve. Po sa do i kostojë Ermalit, shfaqja e filmit në sallën me kapacitet mbi 2 mijë vende? Sipas një llogaritjetje në bazë të çmimeve për marrjen me qira të ambienteve të Pallatit të Kongreseve kemi të bëjmë me luks të shfrenuar. 540.000 lekë nata plus 1.2 mln prova, llogaritet afër 6,500.000 mln. Kështu për 12 ditë shfaqje dhe 4 ditë montim e prova, vlera kap shifrëm 70 mln lekë qira pa përfshirë anën teknike që duhet për shfaqjen e një filmi, dhe shndërrimin në kinema. Theksojmë që salla brenda e Pallatit të Kongreseve paguhet diku te 500.000 lekë në ditë, kurse gjysmë dite 300.000 në ditë. Holli jashtë paguhet me m2, dhe është 300 lekë kati i parë dhe 100 lek m2 kati i dytë, kështu që llogariteni vetë sa i shkon kostoja e qirasë producentit Ermal Mamaqi, për shfaqjen e filmit deri në 12 shkurt me 6 orare në ditë.