Luks i madh! Këmisha që i dhuroi Ledri Vula, Monikës Lubonjës kushton më shumë se merr një shqiptar në muaj

Ledri para më shumë se një javë ishte musafir special në spektaklin e Big Brother Albania VIP. Ai i surprizoi banorët e BBV-së, por veçanërisht Dj Pm dhe Dj Dagz.

Ledri në surprizën në shtëpi kishte të veshur një këmishë të bardhë, të markës Off-White të cilën më pas ia kërkoi Monika, njëra nga banoret aty.

Madje këmishën, Monika Lubonja zgjodhi ta vishte dy ditë më parë, në spektakel. E çmimi i kësaj këmishe të markës Off White kap vlerën e 600 dollarëve.