Luizi provokon keq Kiarën, i përmend Butrintin! Ja reagimi i saj (video)

Luiz Ejlli ka përshëndetur moderatoren Kiara Tito me këngën e ishit të saj, Butrit Imerit. Mbrëmjen e sotme, teksa po ndante cigare në sfond nisi kënga “Kallma cigaren”, e menjëherë ia dedikoi këngën banores tjetër të “Big Brother VIP 2″.

Është shumë këngë e bukur kjo. Të përshëndes vetëm ty me këtë këngë. Posaçërisht për ty e kam,”-dëgjohet Ejlli.Butrint Imeri dhe Kiara Tito ishin në një marrëdhënie për disa kohë, por lajmi qarkulloi prej kohësh por u konfirmua se ishin bashkë vetëm kur u ndanë pak kohë më parë.

Shoqja e ngushtë e Kiara Titos ka reagur përmes një postimi në rrjetet e saj sociale për “marrëdhënien” midis kiarës dhe Luizit. Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti që të gjithë po shohin në “Big Brother Vip Albania”dhe janë komentuar jo vetëm nga publiku, por edhe nga vetë banorët.

Kiara e ka thënë që nuk ndjen asgjë më shumë se shoqëri me Luizin. Së fundmi, ka qenë shoqja e ngushtë e Kiarës që ka thënë se mirësia që Kiara ka po keqkuptohet për flirt.

Këngëtari që në fillim të programit ka shprehur pëlqimin e tij për Kiaron, por ajo thotë se nuk ndjen të njëjtën gjë dhe e konsideron thjesht shok.

Këtë sapo e vërtetoi edhe shoqja e saj e ngushtë Liesa Haxhiasllani.Ajo ka postuar një foto sikur po merr Kiarën në telefon teksa krahas shkruan: Unë duke u përpjekur të lidhem me Kiarën për t’i thënë që mirësia e saj po merret si flirt. po mesa duket edhe me kaq Liesa mikesha e Titos duket se nuk e sheh një çift të mundshëm shoqen e saj me Luizin.