Luana Vjollca s’pranon konkurrencë femërore, në programin e ri rrethohet nga meshkujt

Sezoni i ri televiziv do ta gjejë Luana Vjollcën sërish në ekran, sipas të gjitha gjasave me sezonin e dytë të “Pa limit”. Program pritet të nisë në fund të shtatorit, ndërkohë që paralajmërohen shumë risi. E një prej risive do të jenë edhe kapitenët e skuadrave, të cilët janë të gjithë meshkuj. Në autorësinë e plotë të Luanës, duke se ajo nuk pranon konkurrencë femërore në programin e saj, pasi deri tani thuhet se janë zgjedhur dy meshkujt që do jenë përkrah saj në ekran. Në formulën e re ajo do të ketë partner aktorin e spektaklit të humorit “Portokalli”, Florian Binaj dhe Flori Gjinin, që u shfaq në televizion po në Top Channel në korrik me “Pushime on Top”. Ndërkohë Edi Manushi duket se do përqendrohet në tërësi tek sezoni i ri i ‘E diell” të cilin pritet ta moderojë ai nga tetori, ndërsa aktori Gent Hazizaj do të mungojë në programin e saj këtë sezon e ri. Kujtojmë që Luana është në kulmin e suksesit pasi shpëshndan foto me ndjekësit në udhëtime për koncerte, sheshxhirime për klipet e reja dhe zyrë duke punuar për emisionin e ri.“Sot duke xhiruar një gjë komplet të re. Projekti më i madh deri tash. Nuk ka kohë për pushim”, deklaronte Luana në një postim të bërë. E jo vetëm në televizion, por edhe në muzikë Luana ishte e pranishme këtë sezon veror. Pasi solli hitin “Mi dhe flakë mallit tim” në bashkëpunim me këngëtarin e muzikës popullore, Bujar Qamili, ajo nisi punën për këngën e re me titull “Vetëm ty.” Sa i takon jetën private ajo vazhdon lidhjen dhe bashkëpunimi me biznesmenin dhe menaxherin e VIP-ave nga Kosova, Krenar Çoçaj./Panorama Plus