Luana Vjollca i flet shqip këngëtarit australian, Faydee tregon ç’po ndodh me vajzat shqiptare

 Tashmë nuk është më sekret se Luana Vjollca do të sjellë shumë shpejt një bashkëpunim me artistin australian, Faydee. Ditën e sotme, moderatorja ka publikuar një video në profilin e saj në “Instagram”, ku shfaqet së bashku me Faydee dhe i mëson shqipen këngëtarit ndërsa tregon edhe mendimin e tij për vajzat shqiptare.

Teksa Luana i kërkon atij që të thotë  “faleminderit” dhe “të dua shumë”, këngëtari australian kujton se këtë shprehjen e fundit e dëgjon shumë nga vajzat shqiptare, shkruan Panorama Plus. “Ato më thonë ‘të dua shumë’ gjatë gjithë kohës”, dëgjohet të thotë Faydee, e më pas të dy nisin të qeshin.