Luana feston ditëlindjen mes miqsh, por në festë mungoi një pjesë e shpirtit të saj (foto)

Luana Vjollca feston sot 30 vjetorin e lindjes. Moderatorja shqiptare festoi mbrëmë me miqtë e saj të famshëm.

Në mesin e tyre ishin grimieri Arbër Bytyqi, Blerina Kllokoqi Rugova dhe shumë të tjerë, të cilët u argëtuan nën tingujt e muzikës së Klajdi Harunit dhe Brunos.

Por ajo që u vu re ishte mungesa e Marinës, e cila aktualisht ndodhet me pushime. Megjithatë dhe pse larg nuk ka munguar një urim nga ana e saj për të motrën.

“Gëzuar ditëlindjen për motrën që ka motrën më të mirë në botë. Lumturinë e botës të uroj Luanesha jonë! Të dua pafund.“, ka shkruar Marina.