Lian mbush 3 vjeç, urimet e Vesës dhe Big Bastës janë kaq të veçanta (FOTO)

Në shtëpinë e çiftit të njohur, Vesa Lumës e Big Bastës, sot ka festë. Djali i tyre, Lian, mbush 3 vjeç.

Këngëtarja ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me të birin, ku bashkëngjitur ka edhe urimin e veçantë për Lian.

Vesa-2

Vesa shprehet se është mami më e lumtur në botë për mrekullinë që i ka falur Zoti. “Engjëlli im mbushi 3 vjeç sot. Urime ditëlindjen Liani im, jeta ime❤️ Faleminderit Zot për këtë mrekulli që me ke falur❤️Jam nëna më e lumtur në botë! Të kesh shëndet fat e lumturinë e kësaj bote gjithmonë!”, shkruan Vesa në “Instagram”.

Vesa-3

E sigurisht që nuk ka munguar as urimi i babit. Big Basta ka postuar në “Instagram një foto të Lian e krahas saj shkruan: “I bukuri babit @lianxhari qe ka mbushur sot 3 vjec! Nuk ka gezim me te madh sesa te shikosh ty te qeshur si edhe me dashurine tende qe na jep na mbush me shume fryme e shume vullnet per te te bere te jetosh nje jete sa me te lumtur. Edhe 100 gangsteri im!”.

Ditëlindja e Lian i gjeti të bashkuar Vesën dhe Big Bastën, pasi ky i fundit punonte në Zelandën e Re dhe partnerja e tij kishte muaj që ishte kthyer në Kosovë.