Leonora Jakupi, fatura shumëmilionëshe për ‘look’ festiv

Veshjet dhe stilini saj ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e publikut, jo vetëm për shkak të elegancës dhe zgjedhjeve të veçanta, por dhe shumat marramendëse që Leonora Jakupi harxhon për to.

Së fundmi faqja ‘What They Wearin’ ka zbuluar shumën e orës ‘Rolex’ prej 25.400€ dhe vathëve ‘Louis Vuitton’ prej 490€ të vendosura në mbrëmjen e ‘Shiko Kush Luan’ një javë më parë.

Ndërsa për mbrëmjen festive në Kosovë, Jakupi ka zgjedhur një palë vathë të firmës së njohur ‘Dolce Gabbana’ në ngjyrë të kuqe që kushtojnë 695€.

Me një llogari të shpejtë vetëm 3 palë aksesorë të Leonorës kushtojnë 26.585€. Mendojeni vetë se sa mund të shkojë e gjithë garderoba e këngëtares. /revistawho.com