Ledri Vula në Big Brother? Pas asaj që ndodhi me Donaldin, Sara do ta dorëzonte me të dyja duart!

Takimi Donald-Bora duket se do vijojë të komentohet gjatë, aq gjatë sa edhe personazheve të ndryshme tani ndjekësit kanë filluar t’ju bëjnë pyetje për Big Brother. Edhe Sara Hoxha nuk u ka shpëtuar këtyre pyetjeve, të cilave ajo nuk ka nguruar t’u përgjigjet.

Nëse do ta linte a jo Ledrin të hynte në “Big Brother Vip”, ajo pohon sd pas asaj që ndodhi me Donaldin e Borën, nuk do ta mendonte dy herë.

Ngacmimet e fansave nuk kanë ndalur në fakt teksa dikush tjetër i drejtohet nëse Ledri e sheh ashtu siç sheh Donaldi Borën, dhe përgjigja e Sarës ka qenë disi ironike.

Publiku duket i etur për romancë në këto kohë të vështira dhe duket se ajo që pamë në “Big Brother Vip” ishte me të vërtetë diçka e bukur e reale. Një pajtim i ëmbël dashurie. Po mos ta teprojmë. Edhe çiftet e tjera kanë shikimet edhe pasionin e tyre, që jo domosdoshmëtisht duhet të jetë si ai i Donaldit e Borës./revistawho.com