Ledri gati për fëmijën e dytë: Që sonte…

Ledri ka treguar më parë në intervista që do të donte mos ta linte Poemën pa motër ose vëlla pasi vetë është fëmijë i vetëm dhe ja di rëndësinë.

E mesa duket reperi është gati që tani për një fëmijë të dytë. Në një intervistë për emisionin “Era Verë”, Ledri është pyetur nëse ai dhe Sara po planifikojnë për një tjetër fëmijë dhe reperi u përgjigj se dëshirën e ka që tani, por ia ka lënë në dorë fatit. “Kur të jetë e shkruar, me qejf që sonte”, u shpreh Ledri.