Ledion Liço në Big Brother VIP? Lori Hoxha ka bërë reagimin epik

Lori Hoxha ka folur gjerë e gjatë për Big Brother Vip, por edhe atë normalin në intervistën e dhënë për Top Albania Radio.

E pyetur nëse ekziston mundësia e rikthimit të “Big Brother”-it të thjeshtë, pa personazhe publike, sepse edhe ky format i ka munguar publikut, Lori përgjigjet pozitivisht.

Ajo pranon se ekziston sepse në momentin që publiku e dëshiron, patjetër që do rikthehet. Po a do të ishte futur vetë Lori në “Big Brother”?

“Mua më pëlqejnë shumë sfidat dhe të rikujtoj se kam qenë dhe në një sfidë vetë, para shumë vitesh. Kështu që do të futesha me shumë qejf po të mos isha Lori dhe të isha pjesë e televizionit.

Me siguri do të isha futur, por nuk e di sa do të rezistoja pa telefon (qesh). Kjo është e vetmja vështirësi e imja për momentin.

“Po Sara? Jo, nuk e besoj. Sara ka më shumë impenjime se sa unë nga ana personale. Por që besoj se do të kishte qenë personazh më i mirë sesa unë”.

A e kanë menduar ndonjëherë motrat që të bëjnë një reality së bashku? “Kemi shumë dinamika të lezetshme në familje. Jemi shumë më ndryshe nga çfarë transmetojmë në rrjete sociale. Kështu që do të ishte interesante, por nuk e di”.

E ngacmuar nga një pyetje e Jonidës se nëse Sara dhe Ledioni do të hyjnë së bashku në “Big Brother VIP”, cili mendon ajo se do të dalë më parë, Lori përgjigjet:

“Ledioni. Do të kishte dalë vetë. Ai do të jetë gjithmonë në kontroll dhe në një situatë që ai nuk është në kontroll, ai del nga shtëpia (qesh)’. /Top Albania Radio