Le ta pranojmë: Ky është stili më i bukur i Arbanës

Arbana Osmani i ka nisur ca më herët pushimet e verës për këtë vit dhe ka udhëtuar në një ishull tropikal, emrin e të cilit nuk do ta tregojë.

Postime të vazhdueshme ka pasur këto ditë duke na treguar si po i kalon ditët me familjen e saj. Por çfarë nuk i shpëtoi syrit tonë, janë fotot me pantallona të shkurtra dhe këmishë, e kapele, një kombinim që Arbanës ja shohim shpesh dhe duhet thënë që është më i bukuri që ka.

Edhe verën e shkuar e kemi parë shpesh të vishet kështu gjatë pushimeve, ndërsa nuk kanë munguar, tek-tuk kombinime me pantallona të shkurtra edhe në programet që ka drejtuar. Edhe pse e nisi verën ca muaj më herët ajo ka nisur të vishet që tani me këtë kombinim, të cilin do ja shohim edhe në vazhdim, fundja për të gjithmonë ka qenë mbi gjithçka rehatia.