Lana Del Rey fejohet me të dashurin e saj

Së fundmi mediat e huaja kanë zbuluar se këngëtarja Lana Del Rey është fejuar me të dashurin e saj, Clayton Johnson, pa u bërë ende 1 vit nga lidhja e tyre.

Burime pranë “Us Weekly” kanë treguar se Clayton i ka propozuar këngëtares dhe ajo ka pranuar.Aludimet për fejesën nisën kur Lana performoi në The Tonight Show With Jimmy Fallon.

Teksa po këndonte “Love You Like A Woman” në dorën e saj të majtë kishte të vendosur një unazë.Lajmi për fejesën e Lana Del Rey vjen vetëm 8 muaj pasi ajo i dha fund romancës me Sean Larkin. Lajmin e konfirmoi vetë këngëtari, duke u shprehur gjatë një interviste për The New York Times se ata mbetën miq pas një lidhje 6-mujore.