Lakuriqët e natës në laboratorin e Wuhan-it, dalin pamjet!

Bëhen publike disa imazhe të lakuriqëve të natës në Laboratorin e Virologjisë në Wuhan. Video u shpërnda nga Sky News Australia duke ringjallur kështu edhe njëherë debatin për origjinën e virusit.

Televizioni zbuloi një video të vitit 2017 në të cilën punonjësit e Institutit të Virologjisë shfaqen duke ushqyer kafshët. Videoja 10-minutëshe, me titull “Ndërtimi dhe Kërkimi në Laboratorin e Wuhan P4” feston përfundimin e objektit dhe paraqet intervista me shkencëtarët kryesorë nga laboratori i Nivelit 4, më i larti në siguri.

Bërja publike e këtyre imazheve mund të paraqesë një siklet të ri për OBSH-në të cilin fillimisht e mohoi. Imazhet përgënjeshtrojnë versionin e OBSH-së që e kishte quajtur hipotezën si “komplot”.

Shi Zhengli e ashtuquajtuar “Gruaja Bat” e institutit nuk e pranon asnjëherë që mund të ketë pasur eksperimente me lakuriqët në laboratorin e tyre, por pas kësaj video duket se nuk kanë mbetur dyshime.

Top Albania Radio