La gruan dhe foshnjën në shtëpi, bashkëshorti i Princeshës kapet mat mes femrave “topless” (FOTO)

Bashkëshorti i Princeshë Eugenie, Jack Brooksbank, duket se nuk është tipiku i baballarëve të rinj, atyre që ndihmojnë në ndërrimin e pelenave të pista të bebit dhe kujdesen në rritjen e tyre.

Ai madje bën të kundërtën, pasi është fotografuar së fundmi teksa kalon fundjavën në Capri të Italisë në shoqërinë e femrave “topless”. Ndërsa Princesha, është në shtëpi me foshnjën e tyre 5-muajshe.

“Daily Mail” shkruan se ai ndodhet në Capri pasi do të marrë pjesë në një event bamirësie, ku janë të pranishëm shumë yje. Brooksbank është ambasador i markës për tekila “Casamigos”, një sponsor i festës së mbrëmshme për Unicef Gala, ku biletat kapnin çmimin nga 8 mijë deri në 25 mijë paund.

Por para mbrëmjes gala, 35-vjeçari e kaloi pasditen e së premtes duke eksploruar shpellat rreth bregdetit të Caprit. Me të ishte një-ish redaktore e revistës së famshme, Rachel Zalis dhe një modele e kthyer në ambasadore të modës, Maria Buccellati, që të dyja me bikini.

Madje Maria pozoi pranë Jack dhe foton e ndau me ndjekësit e saj të shumtë në “Instagram”. Gjithashtu me ta ishte edhe modelja italiane, Erica Pelosini.
Siç vihet re nga fotot e publikuara nga “Daily Mail”, bashkëshorti i Princeshës ishte i rrethuar me vajza të bukura, të veshura me bikini e madje edhe “topless”.

(BalkanWeb)